Mëngjesin e sotëm ka nisur zyrtarisht puna për ndërtimin e stadiumit të ri “Arena Kombëtare”.
Kompania që ka fituar të drejtën për të ndërtuar këtë stadium ka filluar punën me prishjen e ndërtimeve rreth e përqark impiantit ekzistues.
Më pas do të vazhdohet me prishjen e mureve të stadiumit, por në fillim do të hiqen pjesë si stolat apo dhe impianti i ndriçimit të cilat do të zhvendosen drejt stadiumeve të tjera të Shqipërisë.
Ndërtimi i stadiumit të ri të kombëtares shqiptare e cila u bë mollë sherri mes qeverisë dhe opozitës parashikohet të zgjatë dy vjet, ndërkohë që synimi është që brenda pak vitesh në “Arena Kombëtare” të luhet edhe finalja e Ligës së Evropës .