Site icon Telegrafi

Nis protesta kundër ndërtimit të Xhamisë së Madhe në Prishtinë

Ka nisur protesta kundër ndërtimit të Xhamisë së Madhe në Prishtinë. Protesta është duke u mbajtur pikërisht në lokacionin ku tashmë kanë filluar punimet, në lagjen “Dardania”.

Protestuesit janë të pajisur me maska mbrojtëse ndaj COVID-19, ndërkaq një numër i konsiderueshëm i policëve janë vendosur para hyrjes së vendit ku po punohet.

Protesta është organizuar nga ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, tashmë pjesë e OVL-së dhe UÇK-së, Binak Gashi.

Ai ka kritikuar faktin se xhamia është e financuar nga Turqia, derisa ka thënë se Kosova nuk është provincë e Turqisë por “histori e Ilirisë që nga koha pellazge”.

Lexo po ashtu Protestë kundër ndërtimit të Xhamisë së Madhe në Prishtinë

Ndryshe, para disa ditësh, kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnava ka thënë se për një kohë të shkurtër do të përfundojë ndërtimi i xhamisë.

Projekti parashihet të kushtojë mbi 30 milionë euro dhe është i financuar nga Bashkësia Islame e Turqisë.

Ndërtimi i xhamisë parashihet të zgjasë rreth tri vite nga koha e fillimit të realizimit të projektit. /Telegrafi/

Exit mobile version