Telegrafi

Nis përplasjen me Lumbardhin, Ganiu vazhdon edhe me disa nga banorët e tjerë

Tensionet në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova janë shtuar së fundi më së shumti nga Ganiu.

Ganiu, i cili është bërë i njohur për qëndrimet e tij provokuese dhe për të qenë një burim i vazhdueshëm i tensioneve në shtëpi, ka zgjedhur Lumbardhin si shënjestër të radhës të akuzave të tij, por pastaj vazhdoi edhe me banorët e tjerë.

Ganiu fillon e hedh akuza ndaj Lumbardhit, duke i thënë se nuk është burrë i vërtetë dhe se ai nuk është në gjendje të flasë për vete ose të ketë një mendim të tijin.

Foto: Screenshot/ YouTube

“Sekretareshat s’po të lanë me folë,” i ka thënë ai duke nënkuptuar për Albyn dhe Kaderin, duke e ngacmuar atë për mungesën e pavarësisë në mendim dhe veprim.

Por Ganiu nuk është ndalur vetëm kaq. Ai u drejtohet edhe banorëve të tjerë që ishin të pranishëm në kuzhinë duke u thënë “Në çelësa të kerrit ju vjerri”.

Foto: Screenshot/YouTube

Në konflikt hyn edhe Kaderi, e cila vazhdimisht kritikon Ganiut për sjelljet e tij, duke i thënë që ështe i dehur, e duhet të flejë.

Ajo gjithashtu vazhdon duke thënë: “Vëllai i madh, Gania ushtron dhunë psiqike, nuk na le as bukë me hangër. /Telegrafi/