Telegrafi

Nis pastrimi dhe dezinfektimi në plazhin e Durrësit, Rama: Presim më shumë turistë se asnjë vit tjetër!

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka publikuar sot pamje nga plazhi i Durrësit, aty ku po punohet për shtrirjen e shtresave të rërës dhe dezinfektimin sezonal në prag të fillimit të sezonit veror.

Kreu i qeverisë shkruan se janë në pritje të një sezoni të ri veror me më shumë turistë se asnjë vit tjetër. Rama shprehet se paralelisht po punohet me projektin e Rilindjes Urbane të Durrësit.

“Mirmëngjes, dhe nga plazhi i Durrësit, ku paralelisht me projektin e Rilindjes Urbane të tij, punohet për shtrirjen e shtresave të rërës dhe dezinfektimin sezonal, në pritje të një sezoni të ri veror me më shumë turistë se asnjë vit tjetër, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama krahas videos. /Telegrafi/