Site icon Telegrafi

Nis mbledhja komemorative në nderim të policit Afrim Bunjaku

Në Prishtinë ka nisur mbledhja komemorative në nderim të jetës dhe veprës së policit, Afrim Bunjaku, i cili u vra nga grupe terroriste më 24 shtator në veri.

Në mbledhje janë duke marrë pjesë familjarët e policit të vrarë, krerët e shtetit dhe qytetarë, transmeton Telegrafi.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani në fjalimin e tij tha se polici Bunjaku ka qenë shembull për gjatë 22 vitesh sa ka punuar në Policinë e Kosovës.

“Bunjaku kaloi në detyrë në Zveçan, si mbikëqyrës i njësit patrullues, i cili kreu punën me përgjegjësi deri në rënien e tij. Gjatë punës së tij 22 vjeçare, ka dëshmuar dhe ndihmuar punën për qytetarët, ka qenë shembull, u shpërbly me mirënjohje, e certifikata. La pas vetën bashkëshorten, dy djem dhe një vajzë, të cilët duhet të jenë krenarë me të ashtu siç jemi ne”, tha Kelani. /Telegrafi/

Exit mobile version