Telegrafi

Nis mbledhja e Kryesisë së Kuvendit, pritet të merret vendimi për mbajtjen e seancës për mocionin e LDK-së

Foto: Arkiv

Ka filluar mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës, ku po diskutohet për mbajtjen e seancës për mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë Kurti.

Pas mbledhjes, kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani pritet t’i drejtohet qytetarëve përmes një konference për media, transmeton Telegrafi.

Lexo po ashtu IKSHPK i përgjigjet Osmanit: Ne nuk interferojmë në përmbushjen e detyrave kushtetuese

Mocionin e LDK-së, për rrëzimin e Qeverisë janë deklaruar se do ta mbështesin Partia Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Nisma Socialdemokrate dhe Aleanca Kosova e Re./Telegrafi/