Real Madridi e ka filluar mbarë vitin 2022, duke fituar Superkupën e Spanjës, pasi mposhti me rezultat 2-0 Athletic Bilbaon.
Gara e tretë më e rëndësishme në Spanjë, pas La Ligës dhe Kupës së Mbretit u zhvillua në Arabinë Suadite.
Ishte minuta e 38-të kur Los Blancos e zhbllokuan finalen me golin e realizuar nga Luka Modric, me Rodrygon që ishte asistuesi.
https://twitter.com/IFAST29/status/1482792491480985603?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1482792491480985603%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com%2Fluka-modric-zhbllokon-finalen-e-superkupes-se-spanjes-nje-super-gol%2F
45 minutat e dytë filluan edhe më mirë për madrilenët, pasi arritën të realizonin edhe golin e dytë.
Nga një penallti e fituar në minutën e 52-të, Karim Benzema arriti që ta konvertonte në gol, për rezultatin 2-0.
https://twitter.com/manclipss/status/1482801163875540998
Por, madrilenët mbetën me dhjetë lojtarë në fushë, pasi Eder Militao (87′) luajti me dorë në zonën e rreptësisë, për t’u ndëshkuar me karton të kuq.
Kështu, Bilbao fitoi penalltinë, mirëpo të cilën në gol nuk arriti ta konvertonte Raul Garcia, pasi Thibaut Courtois e ndaloi me këmbë gjuajtjen e tij në minutën e 89′-të. /Telegrafi/
https://twitter.com/GarraSportsMx/status/1482810453705306112