Site icon Telegrafi

Nis ‘lufta’ se kush do ta drejtojë edicionin e ardhshëm të Big Brother

Arbana Osmani dhe Ledion Liço duket se kanë nisur një betejë të heshtur për prezantimin e sezonit të ardhshëm të Big Brother.

Prej vitesh kjo shfaqje prezantohej nga Arbana, por këtë vit u drejtua nga Ledioni për shkak të shtatzënisë së Arbanës.

Mirëpo, prezantuesja e njohur tashmë është rikthyer dhe kërkon vendin e saj, ndërsa Ledioni nuk ka ndërmend ta lëshojë, transmeton Mapo.

Fansat janë në krah të Arbanës, derisa Ledioni ka në krah të tij drejtuesit e Top Channel.

Dihet tashmë që Ledion Liço është në lidhje me Sara Hoxhën, pronaren e TCH dhe kjo natyrisht mund të ketë ndikim në përzgjedhjen e prezantuesit për edicionin e ardhshëm.

Exit mobile version