Kanë kaluar më shumë se një vit që kur pandemia e coronavirusit ka ndërprerë çdo aktivitet.
Në këtë u përfshinë edhe dasmat e mbrëmjet e ndryshme muzikore, duke bërë që të ndryshojë thuajse gjithçka.
Dhe tani me lehtësimin e masave në Kosovë e Shqipëri, kanë filluar të organizohen mbrëmje e artistët të rikthehen në punën e tyre.
Kjo së fundmi vlen edhe për artistin e njohur Yll Limani, i cili është kthyer me një koncert për herë të parë në Shkodër.
“Shkodra. E nisëm mbarë këtë verë. Sa më kishte marrë malli”, ka shkruar ai derisa ka ndarë një nga momentet e mbrëmjes.
Krahas Yllit, mbrëmjet muzikore këto ditë kanë nisur edhe një pjesë e mirë e estradës shqiptare.
Siç kanë theksuar, artistët kanë qenë kategoria më e neglizhuar në sfidën me COVID-19. /Telegrafi/