Telegrafi

Nis ceremonia e hapjes së ‘Defender Europe 23’, ushtrimi më i madh i NATO-s në Ballkan

Në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë ka nisur zyrtarisht ceremonia e hapjes së “Defender Europe 23″.

Forcat e Sigurisë së Kosovës (FSK) tashmë kanë vendosur pajisjet ushtarake, ku qytetarët mund të shohin nga afër këto pajisje.

Theksojmë se nga data 21 maj deri më 2 qershor, Kosova do të jetë nikoqire e ushtrimit ushtarak më të madh ndërkombëtar në rajonin e Ballkanit, “Defender Europe 23”, me ç’rast do të validohem kapacitet e dy regjimenteve të Forcës së Sigurisë së Kosovës, e po ashtu do të tregojnë shkallën e ndërveprueshmërisë ushtarake përkrah forcave të shteteve partnere.

Në këtë ceremoni, marrin pjesë presidentja Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti, ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, komandanti i FSK-së, Bashkim Jashari, ambasadori amerikan Jeff Hovenier dhe shumë të tjerë.