Site icon Telegrafi

Nis darka e Gjestit dhe Eglit në suitë

Gjesti ka kërkuar një darkë me Egli Takon për të biseduar gjerë e gjatë për situatat e tyre në shtëpi.

Darka iu mundësua nga Vëllai i Madh në suitë, derisa do të sqarohen për gjithçka.

Dyshja nisën darkën duke bërë dolli me njëri-tjetrin e duke shkëmbyer batuta për mënyrën se si u realizua.

Banorja ishte bërë elegante me një fustan të shkurtër ngjyrë ari, derisa këngëtari pejan gjithashtu mbante një xhaketë.

Gjesti: Kam bërë gabim me Eglin, lotët i kanë dalë prej meje
Lexo po ashtu Gjesti: Kam bërë gabim me Eglin, lotët i kanë dalë prej meje

Gjesti ka kërkuar që të sqarohet me Eglin për të gjitha ngjarjet që u krijuan në këtë shtëpi.

Kjo pasi me hyrjen e Eglit ndërroi gjithçka meqë kishte parë të gjitha gjërat jashtë.

Artisti ka qenë i befasuar dhe nuk e ka pritur një gjë të tillë, ndonëse ia ka lënë fajin për të gjitha. /Telegrafi/

Exit mobile version