Telegrafi

Nis Big Brother VIP Kosova

Big Brother VIP Kosova ka nisur sot (e hënë) me program ekskluziv e me një skenografi të mahnitshme.

Nën moderimin e Alaudin Hamitit dhe Jonida Vokshit, spektakli i shumëpritur do të ju mbajë të ngërthyer para ekraneve çdo ditë.

Me rreth 15 personazhe të njohur, kjo shfaqje televizive pritet të dhurojë spektakël.

Foto: Screenshot/YouTube

Ndërkohë, çdo të hëne dhe çdo të premte do të keni mundësi të ndiqni më shumë befasi nga banorët.

Konkurrentët nga ana tjetër janë në garë për çmimin e madh prej 200 mijë eurosh.

Derisa nuk janë zbuluar akoma banorët, BBVK në bazë të pamjeve gëzon ambient të jashtëzakonshëm e dekor të veçantë.

Më poshtë ua sjellim disa pamje fillestare të këtij spektakli:

Foto: Screenshot/YouTube
Foto: Screenshot/YouTube
Foto: Screenshot/YouTube
Foto: Screenshot/YouTube

/Telegrafi/