Telegrafi

Nipi me të meta mendore dhunon gjyshen e tij në Gjilan

Foto: Ilustrim

Një person është arrestuar pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj gjyshes së tij.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të enjten rreth orës 23:30-08:00, në Gjilan.

Siç thuhet në raport, dyshohet se i dyshuari është me të meta mentale.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar pasi që i njëjti ka ushtruar dhunë fizike ndaj gjyshes së tij viktimës femër kosovare. Dyshohet se i dyshuari është me të meta mentale. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me urdhër të së cilit i dyshuari ndalet në kliniken e neuropsikiatrisë”, thuhet në raport. /Telegrafi/