Telegrafi

Nipi rrah gjyshen e tij në Zveçan

Foto: Ilustrim

Një femër ka njoftuar se nipi i saj nën ndikim të substancave narkotike e ka sulmuar fizikisht si dhe ka demoluar gjërat shtëpiake.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të mërkurën rreth orës 11:55, në Zveçan.

Tutje bëhet e ditur se gjatë kontrollit në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar dy fishekë.

Ankuesja kosovare ka njoftuar se nipi i saj i dyshuari mashkull kosovar, nën ndikim të substancave narkotike, e ka sulmuar fizikisht si dhe ka demoluar gjërat shtëpiake. Gjatë kontrollit në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar dy fishekë”, thuhet në raport.

Ndërkaq, siç bëhet e ditur në raport viktimës i është lëshuar nga gjykata urdhër mbrojtës.

“I dyshuari gjendet në arrati. Rasti në hetime”, bëhet e ditur në raport të Policisë së Kosovës. /Telegrafi/