Dennis Sanchez Martin, nipi i Ricky Martin, i cili zbuloi se ishte sulmuar seksualisht nga këngëtari në moshën 12-vjeçare, tha në një emision televiziv se do të japë detaje për skandalin mediatik që ka ‘shpërthyer’.
Aktualisht, edhe nëna e Dennis nuk ka qenë në dijeni për vendndodhjen e djalit të saj në vendlindjen e tij Puerto Rico për javë të tëra.
Mirëpo, gazetarët e emisionit “Sientense quien pueda”, kanë arritur të kontaktojnë me të.
Pas kësaj, ai e kishte shumë të qartë se do t’i zbulojë të gjitha detajet në orët në vijim pasi kanë mundur ta kontaktojnë për të biseduar me të për rreth dhjetë minuta.
I riu e nisi skandalin duke marrë një urdhër ndalimi për dhunë në familje ndaj Ricky Martin, por çështja u depozitua pak ditë më vonë, me kërkesë të vetë paditësit.
Ricky Martin mori një urdhër mbrojtjeje të dhënë nga Gjykata e Shkallës së Parë të San Juan kundër nipit të tij, i cili nga ana e tij paraqiti një ankesë të hënën për sulm të dyshuar seksual, konfirmuar nga Zyra e Administrimit të Gjykatave të Porto Rikos.
Në janar 2022, Sanchez publikoi numrin e telefonit të këngëtarit në rrjetet sociale dhe në fillim të shtatorit, përmes një pale të tretë, i kërkoi para “në këmbim të heshtjes së tij”, për të cilën u urdhërua “të përmbahej nga ngacmimi, ndjekja, frikësimi, duke kërcënuar ose duke ndërhyrë në ndonjë mënyrë tjetër me kërkuesin ose anëtarët e familjes së tij”.
Artisti nga ana tjetër kishte bërë një padi prej 20 milionë eurosh kundër nipit të tij për shkatërrimin e reputacionit me pretendimet për incest. /Telegrafi/