Site icon Telegrafi

Nipi raporton për zhdukjen e dajës në Obiliq

Foto: Ilustrim

Një person ka raportuar se daja i tij është larguar nga shtëpia dhe nuk kanë njohuri për vendndodhjen e tij.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur më 19.03.2024 në rrugën “Hamdi Krasniqi”, në Obiliq.

Gjithashtu në raport thuhet se rasti vazhdon të hetohet.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se, daja i tij viktima mashkull kosovar është larguar nga shtëpia dhe nuk kanë njohuri për vendndodhjen e tij. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raport. /Telegrafi/

Exit mobile version