Site icon Telegrafi

Nipi i Enver Hoxhës dënohet me 10 vite burg, Rezarta Shkurta me pushime në Paris (Foto)

Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë vendimin për nëntë personat e dosjes ‘Xibraka’, ku mes tyre është edhe nipi i Enver Hoxhës, Ermal Hoxha.

Ermali, i cili njihet në publik edhe si bashkëshorti i këngëtares Rezarta Shkurta, është dënuar nga Gjykata e Krimeve të Rënda me hiq më pak se 10 vite burg.

Lexo po ashtu Nipi i Enver Hoxhës dënohet me 10 vjet burg

Por, përkundër kësaj Rezarta ka qëndruar tërësisht në heshtje, duke mos u deklaruar rreth këtij vendimi.

Madje, ajo ndodhet në Paris, udhëtim në të cilin ishte nisur para pak ditësh, teksa në një fotografi të publikuar në InstaStory, Rezarta shfaqet teksa shijon e vetme një darkë romantike.

Në shtator të vitit të kaluar, Rezarta në një intervistë për “Prive”, ishte shprehur se ajo dhe vajza e saj e vogël hera, presin sa më parë lirimin e Ermalit nga burgu. /Telegrafi/

Exit mobile version