Skenës muzikore shqipare çdo ditë e më shumë po i shtohen artistë të ri e të talentuar.
Njëri prej tyre është edhe rep-artisti Nino, i cili ka një veçanti në interpretimin e zhanrit hip-hop.
Ai ka disa këngë të tij dhe disa paraqitje në skenat muzikore, prej të cilave ka arritur të grumbullojë fansa, që e përkrahin vazhdimisht.
Në një projekt të fundit të ndarë në rrjetin social Instagram, Nino ka sjellë versionin ‘remix’ të “Fresh outta Prishtina”.
Po i njëjti postim rezultoi të jetë i pëlqyer nga ndjekësit e tij, të cilën komentuan vetëm pozitivisht.
Thuhet se i ri në skenë, por Nino është premtues në industri, pasi po punon në mënyrë të pandërprerë. /Telegrafi/