Site icon Telegrafi

Nimetz: Takimi Zaev-Tsipras është historik, lëvizin drejt një marrëveshje

Ndërmjetësuesi i OKB-së për çështjen e emrit, Matthew Nimetz ka deklaruar për gazetën greke “Kathimerini” se takimi Zaev-Tsipras është e një rëndësie historike, dhe se ka një dinamikë për të arritur një ujdi, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas tij, përmes një bashkërendimi dhe bashkëpunimi ndërmjet bashkësisë ndërkombëtare, OKB-së, Washingtonit, Brukselit e Berlinit, mund të arrihet një pajtim për zgjidhjen e çështjes së emrit të Maqedonisë.

Nimetz ka theksuar se tashmë mund të kalohet në një proces të shpejtë për të arritur rezultat pozitiv për disa muaj, e ndoshta edhe më herët./Telegrafi/

Exit mobile version