Site icon Telegrafi

Nikovski: Zoran Zaev është marionetë e fuqivë të huaja

Për ‘revolucionin laraman’, përgjimet telefonike dhe liderim e opozitës Zoran Zaev, në edicionin informativ për tv NOVA, ka folur Risto Nikovski, transmeton Telegrafi Maqedoni.

‘Këtu ka dy parametra. Shprehja e pakënaqësisë është e drejtë demokratike dhe nuk duhet të ketë masa rreth saj. E dyta është dëmtimi i monumenteve kulturore – veçanërisht Ministria e kulturës dhe Porta e Maqedonisë, që është huligane dhe patjetër të parandalohet’, tha Nikovski.

Sipas tij, kufinjtë janë kaluar, kurse protestuesit janë të financuar nga shërbimet e huaja – para se gjithash nga Soros.

Nikovski në lidhje me përgjimet telefonike tha se të njëjtat janë nga shërbimet e huaja, kurse lideri i opozitës maqedonase, Zoran Zaev, po shfaqet si marionetë e tyre. /Telegrafi/

Exit mobile version