Analistët politike janë të ndarë lidhur me shanset që qeveria të mbyllë çështjet e hapura, atë të gjuhës, njohjes së kombit maqedonas dhe bashkëpunimi dypalësh me Bullgarinë, emrin me Greqinë, por edhe edhe çështjen e njohjes së autoqefalitetit të Kishës Orthodokse Maqedonase nga Kisha Serbe.
Ish-ambasadori Risto Nikovski, thotë se derisa ka çështje të hapura me fqinjët, Maqedonia nuk mund të nënshkruajë marrëveshje dypalëshe.
“Marrëveshja si kjo për miqësi dhe bashkëpunim është dokument i lartë midis dy shteteve, që tregon se midis tyre nuk ka çështje të hapura. Mes Maqedonisë dhe Bullgarisë ka shumë çështje të hapura, që duhet të zgjidhen. Tjetër problem serioz është që Bullgaria nuk e pranon gjuhën maqedonase si të vërtetë, si ekzistuese dhe e lidh me Kushtetutën tonë, që nuk është e pranueshme”, tha për Alsat-M, Risto Nikovski.
Është paralajmëruar se më 2 gusht, në festën e Kryengritjes së Ilindenit do të nënshkruhet Marrëveshja për fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim dypalësh midis Maqedonisë dhe Bullgarisë.