Kriza politike në Maqedoni do të vazhdojë dhe të gjithë politikanët patjetër të pyeten për përgjegjësinë që e kanë. Vizitia e Hahn-it dhe veprimi i Ivanovit dëshmoi se nuk mund të luhet me Maqedoninë, kështu ka vlerësuar ish-diplomati, Risto Nikovski, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ai në bisedë për Telegrafi.mk ka thënë se zgjidhja e vetmej në këtë moment janë zgjedhjet e reja të cilat do të tregojnë fotografinë e vërtetë te votuesit.
‘Vizita e eurokomesarit Hahn nuk solli asgjë të re, përveç faktit çka Maqedonia filloi të tregojë dhëmbët. Kryetari Ivanov veproi plotësisht me të drejtë, Brukselit i bëri të ditur se nuk mund të luhet me Maqedoninë siç dëshiron dhe se interesat e tyre, të cilët janë në kundërshtim ndaj maqedonasve, nuk merren më parasysh’, ka vlerësuar Nikovski. Telegrafi/