Në një deklaratë për gazetën Veçer, diplomati Risto Nikovski thotë se krytari i Maqedonisë ka plotësisht të drejtë kur thotë se jemi viktimë e kërcënimeve të shteteve anëtare të BE-së dhe NATO-s, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Nikovski mendon se zgjidhja e çështjes së emrit duhet të bëhet vetëm në bazë të Rezolutës së OKB-së, pa e lidhur me marrëveshjen e përkohshsme.
Sipas tij, deklarata e Ivanovit në OKB është mjaft gjithpërfshirëse, duke theksuar problemet dhe padrejtësitë ndaj të cilave Maqedonia është e ekspozuar.
Përndryshe kryetari Ivanov thotë se standardet e dyfishta dhe mosrespektimi i të drejtës ndërkombëtare, rendi botëror është duke shkuar drejt një kaosi global dhe parregullsi./Telegrafi/