Këtë të premte nis gara më e mirë kontinentale e organizuar nga UEFA: Euro 2024. Me qendër në Gjermani, skuadrat e mëdha do të garojnë për të fituar titullin e lakmuar.
MARCA ka analizuar 24 skuadrat që do të marrin pjesë në turne, nga më të rinjtë tek më të moshuarit.
Çekia më e reja, Shqipëria qëndron mirë
Skuadra më e re nga të gjitha është Çekia. Me një moshë mesatare 25.3 vjeç , shteti nga Evropa Qendrore është ai që sjell futbollistët më të rinj në këtë garë.
Një fakt kurioz për çekët është se vetëm dy janë mbi 30 vjeç : Vladimir Coufal dhe Toma Hole, të dy 31 vjeç. Për më tepër, tetë nga futbollistët e tyre janë 23 vjeç ose më të rinj.
Shqipëria është e 16-ta, me një moshë mesatare prej 27.3. Nuk mungojnë veteranët si Etrit Berisha dhe Amir Abrashi, ndërsa edhe të rinjtë si Mario Mitaj dhe Medon Berisha.
Të tjerët që kanë ekipe të reja
Turqia është skuadra e dytë më e re, me një moshë mesatare 25.8 vjeç . Një nga gjigantët e Euros, Anglia, plotëson podiumin, me një mesatare prej 26.3 .
Kobbie Boateng Mainoo (19), Adam Wharton (20) dhe ylli i madh anglez, Jude Bellingham (20) janë futbollistët nën 21 vjeç të ekipit anglez.
Fuqitë e tjera si Italia apo Holanda nuk janë shumë prapa. Holandezët , me një mesatare prej 26.4 , zënë vendin e pestë në renditje, ndërsa italianët (26.5), si e gjashta. Në radhët italiane vetëm katër futbollistë janë mbi 30 vjeç.
Lamine Yamal, i vetmi futbollist i mitur
Kombëtarja e Spanjës, një tjetër prej kandidatëve për titull, ndodhet në mes të listës së moshave. Ajo zë vendin e 11-të. Megjithatë, në skuadër kanë Lamine Yamal, i cili përveçse është lojtari më i ri (16 vjeç) në të gjithë Euron, është i vetmi minoren.
‘La Roja’ ka shumë lojtarë të rinj në skuadrën e saj, por në të njëjtën kohë ka Jesús Navas (38), i vetmi i mbijetuar nga viti 2010, ose disa lojtarë të Real Madridit, si Carvajal (32), Nacho (34) dhe Joselu (34) që rrisin mesataren.
Portugalia (skuadra e 12-të më e re) ndjek vendin fqinj në renditje. Interesante është se nëse Spanja ka futbollistin më të ri, portugezi ka më të moshuarin: Pepen. Ish-lojtari i Portos dhe Real Madridit është 41 vjeç. Gjithashtu Cristiano Ronaldo (39) është një tjetër nga më të moshuarit.
Gjermania, më e vjetra
Në skajin e kundërt të listës kemi mikpritësin, skuadrën gjermane, si ekipin më të vjetër në kampionat. Gjermanët kanë një moshë mesatare prej 28.5 vjeç.
Është e vetmja fuqi dhe kandidate e madhe për të fituar Euron që është ndër më të vjetrat. Ajo ka nëntë futbollistë mbi 30 vjeç, përfshirë Emre Can, i cili mori një thirrje të minutës së fundit.
Gjëja kurioze për skuadrën gjermane është se, pavarësisht se ka moshën mesatare më të lartë të lojtarëve, ajo ka edhe trajnerin më të ri në kampionat: Julian Nagelsmann (36) është i vetmi nën 40 vjeç. Luciano Spalletti (Itali) dhe Ralf Rangnick (Austri) janë të dy 65 vjeç dhe janë trajnerët më të vjetër. /Telegrafi/