Telegrafi

Nikolovski ngriti kallëzime penale për skandal në MBPU (Video)

Ish zëvendësministri plotësues nga radhët e LSDM, Ljupço Nikolovski, ka ngritur kallëzime penale para Prokurorisë themelore publike kundër ish ministrit Ljupço Dimovski, kundër drejtorit të agjencisë së pagesave, Toni Dimovski dhe kundër Violeta Dimitrieva, bashkëshorte e kryetarit të Demir Kapisë, Trajçe Dimitirev – Apash, njoftoi 24Vest, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Siç ka thënë Nikolovski, kallëzimet penale kanë të bëjnë me një sërë marrëveshjesh që peshojnë qindra mijëra euro të cilat Ministria e Bujqësisë Pylltarisë dhe Ujrave i ka lidhur me firma në pronësi të kryetarit të Demir Kapisë./Telegrafi/