Nënkryetari i OBRM-PDUKM-së Aleksandar Nikollovski, thotë se kryeministri në dorëheqje nuk është paraqitur në seancën e sotme gjyqësore, edhe pse ai vetë e ka paditur Nikollovskin, për shpifje në lidhje me akuzat për përfshirjen e Zaevit në rastin “Haraçi”.
Pas seancës së sotme në Gjykatën Civile në Shkup, nënkryetari i OBRM-PDUKM-së Aleksandar Nikollovski, deklaroi se Zoran Zaev nuk është paraqitur në gjykim, duke shtuar se mospërvoja e tij nuk do të ndikojë në vendimin përfundimtare në këtë lëndë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
““Jam absolutisht i bindur se Zoran Zaev nuk mund ta fitojë këtë kontest kundër meje në padinë për shpifje. Në fakt, prova më e mirë për këtë është se ai sërish nuk u paraqit në seancë. Për t’i rikujtuar publikut, ai po më padit mua, dhe unë nuk po e padis atë, ndërkaq nuk paraqitet në seancat ku më padit”, tha mes tjerash Nikollovski.
Ndryshe, Zaevi e paditi Nikollovskin për deklaratat e këtij të fundit, se Zaevi ka qenë i përfshirë në rastin “Haraçi”./Telegrafi/