Subvencionet plotësuese apo ndërhyrja e blerjes, janë dy opsionet për blerje pa pengesa të grurit, por cila prej tyre do të jetë zgjidhje më e përshtatshme do të dihet pas analizave të terrenit dhe bisedat me palët e tanishme, kumtoi sot ministri për Bujqësi, Pylltarisë dhe Ujërave, Ljupço Nikollovski, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Sipas tij, arsyja për disbalancë të tregut dhe vendimi i qeverisë paraprake e cila në maj ka shitur 21 mijë ton grurë nga rezervat shtetërore. Grupi është blerë 14 denarë për kilogram, ndërsa është shitur 6 denarë.
‘Ky vendim i pamenduar i qeverisë paraprake shkon drejtëpërsëdrejti në dëm të bujqësisë dhe ajo bën çekuilibrim të tregut’, theksoi Nikollovski.
Siç informoi, deri në fund të këtij muaji do të dihet çmimi i tregut dhe prodhimit. /Telegrafi/