Ministri për bujqësi, pylltari dhe ujëra, Ljupço Nikollovski sot morri pjesë në hapjen e Panairir dy ditor për mjaltë në Koçan, në të cilin marrin pjesë tridhjetë prodhues të mjaltit dhe prodhimeve tjera të bletarisë nga të gjitha rajonet e Maqedonisë.
“Ky manifestim është mundësi e shkëlqyer që qytetarët të njihen me produktet cilësore të bletarisë në Maqedoni, ndërsa bletarët të shkëmbejnë përvoja që do të ju ndihmojnë gjatë kultivimit, duke e ditur rëndësinë e degës së bletarisë për sektorin e bujqësisë në vend”, tha Nikollovski.
Ministri Nikollovski tha se janë të vetëdijshëm për vështirësië që kanë shkaktuar kushtet e motit dhe se bletarët pësuan dëme të rënda si pasojë e thatësirës dhe se si ministri e resorit qëndrojnë në kontakt të vazhdueshëm me shoqatat e bletarëve për të gjetur masa përkatëse për zgjidhjen e problemit.
“Kemi ndarë mbi dy milionë euro subvencione për bletarët, ndërsa punojmë edhe në parandalimin e konkurrencës joligjore që krijon probleme shtesë për këtë sektor”, tha Nikollovski./Telegrafi/