Site icon Telegrafi

Nikollovski: Punohet në gjetjen e zgjidhjes për çështjen e miellit me Serbinë

Maqedonia përmes Komitetit të Përzier punon në gjetjen e zgjidhjes së plotë dhe sistematike për importimin e miellit serb, tha ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Ljupço Nikollovski.

Lidhur me deklaratën e  ministrit Rasim Ljajiq sipas së cilës Serbia do të vendosë kundërmasa nëse deri më 14 prill nuk gjen zgjidhje të përhershme për miellin, Nikollovski tha se  kjo çështje nuk gjen zgjidhje tanimë disa vite me radhë dhe për tejkalimin e tij është duke u biseduar për një kohë të gjatë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Edhe njëri prej konstatimeve të Komitetit të përzier është të kërkohet zgjidhje e përhershme dhe sistematike. Qëllimi është tejkalim përfundimtar i problemit, që të mos përsëritet çdo vit”, deklaroi Nikollovski.

Sipas tij, Komiteti i cili relizoi takim në Beograd, në afat prej 30 ditësh duhet të dalë me propozime për zgjidhje të përhershme dhe sistematike, jo vetëm për miellin, por edhe për të gjitha barrierat e tjera jodoganore të cilat do ta zhvillonin këmbimin tregtar./Telegrafi/

Exit mobile version