Site icon Telegrafi

Nikollovski: Ndalëm shpenzime të panevojshme, kthyem borxhe, filluam projekte të reja (Video)

Në konferencën për shtyp, ku Ministri për bujqësi, pylltari dhe ujëra, Ljupço Nikollovski prezantoi raportin e tij të llogadhënies, për 100 ditët e para të qeverisjes, tha se gjatë tre muajve të kaluar janë ndërmarrë një sërë masash, janë ofruar zgjidhje dhe janë bërë ndryshime në ligje, ku çdo hap i ndërmarrë ishte në interes të bujqëve të vendit, sepse zhvillimi i bujqësisë është një nga prioritetet e kësaj Qeverie, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nikollovski tha se ajo ka qenë periudhë turbulente kur aktivitetet bujqësore janë në majën e dinamikës së tyre dhe se kjo Qeveri ka hasur në pengesa nga opozita dhe se kjo gjë për Qeverinë e re ka qenë një shtesë për të nisur zgjidhjen e çdo problemi me marrjen e masave përkatëse.

“Gjatë 100 ditëve të kaluara Ministria për bujqësi, pylltari dhe ujëra ka zhbllokuar pagesën e subvencioneve, për tre muaj ka bërë pagesën e 60 milionë eurove në subvencione, ka shpallur dy konkurse për ndarjen e vendit bujqësor në pronësi të shtetit me kontratë për sipërfaqe deri më 3 hektarë dhe mbi 3 hektarë, e vazhdoi afatin për aplikim për Programin IPARD 2”, tha ministri Nikollovski në konferencën për shtyp./Telegrafi/

 

Exit mobile version