Site icon Telegrafi

Nikollovski: Kemi mundësuar sigurimin e shitjeve të produkteve bujqësore

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ujërave, Ljupço Nikollovski, u takua sot me bujqit e rajonit të Vallandovës.

Në takim u diskutua për situatën aktuale në bujqësi, propozimet e fermerëve nga rajoni i Vallandovës dhe masat e ndërmarra nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ujërave.

Ministri Nikollovski u tha fermerëve se sigurimi i shitjeve të sigurta të prodhimeve të tyre bujqësore është një nga prioritetet e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, për të cilën MBPU ndërmerr një sërë aktivitetesh përmes masave të Programit IPARD 2, Programit të Zhvillimit Rural dhe projekteve me programin ndërkombëtar partnerët në fushën e bujqësisë.

Nikollovski theksoi se përmes masave nga Programi i Zhvillimit Rural për komunat, MBPU u mundëson komunave të aplikojnë për projekte të investimeve kapitale në infrastrukturë, ndërtim të rrugëve lokale, shtëpive, tregjeve të gjelbra, pajisjeve urbane, të cilat do të kontribuojnë në përmirësimin e cilësisë e jetës në zonat rurale./Telegrafi/

Exit mobile version