“Sigurimi i TI të dhënave dhe këmbimi i tyre elektronik midis institucioneve relevante për krijimin dhe realizimin e politikës efektive bujqësore dhe politikës për zhvillim rural, mundësoi projekti “Sendërtimi i sistemit informativ bujqësor dhe vendosja e sistemeve për këmbim të të dhënave midis MBPEU dhe institucioneve të tjera relevante” që gjatë 20 muajve të kaluar u realizua në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave. Projekti financiarisht është mbështetur nga Programi kombëtar IPA 2011 i Bashkimit Evropian me 700.000 euro”, tha në konferencë për shtyp ministri i Bujqësisë, Ljupço Nikollovski.
Ai shtoi se me rastin e përfundimit të projektit, krijimi adekuat i politikave bujqësore kontribuon drejt uljes së shpërnguljes dhe qëndrimin e popullatës në rajonet rurale, ndërsa me këtë rritje të prodhimtarisë bujqësore dhe ulje të importit.
“Krijimi i politikave adekuate më së shumti varet nga zhvillimi i resurseve njerëzore përmes zhvillimit të vazhdueshëm të diturive, ndjekja e trendeve botërore në bujqësi dhe organizimi i institucioneve gjatë marrjes së vendimeve”, theksoi Nikollovski në fjalim.
Sipas tij, projekti kontribuoi për përforcimin e kapaciteteve të Ministrisë së Bujqësisë në drejtim të fillimit të proceseve të planifikimit dhe analizës së politikave.
Koordinatori i projektit Vivre Vimpari, theksoi se BE-ja do të vazhdojë t’i mbështesë institucionet e Maqedonisë për përforcim të kapaciteteve të tyre në drejtim të krijimit të rregullativave në pajtueshmëri të politikës së përbashkët bujqësore evropiane./Telegrafi/