Site icon Telegrafi

Nikollovski: Ka mundësi të hiqet kuponi tatimor për miellin nga Serbia

Bisedimet për importin e miellit nga Serbia mund të përfundojë me heqjen e tërësishme të kuponave tatimor, tha sot ministri për Bujqësi, Pylltari dhe ujëra, Ljubço Nikollovski, citon Telegrafi Maqedoni.

Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve pas marrjes së ndihmës teknike nga BE, Nikollovski theksoi se memorandumi në mes Maqedonisë dhe Serbisë që duhet të nënshkruhet deri më 30 qershor, do të hapë nevojën për heqjen e kuponave tatimor.

Sipas tij, me zhvillimin e bashkëpunimit dhe pranimin e analizave mes vete, do të shkurtohet jo vetëm koha për kontrolle, por në mënyrë të theksuar do të zvogëlohen edhe shpenzimet, ku sipas disa analizave të bëra në Serbi kushtojnë 800 euro, ndërsa ke ne 200 euro.

Në lidhje me miellin, Agjencia për Ushqim dhe Veterinari tani vetëm se ka vendosur sistem e ri të kontrollit, një korridor gjatë hyrjes, me të cilën mbikëqyrja është forcuar, theksoi Nikollovski, /Telegrafi/

Exit mobile version