Site icon Telegrafi

Nikollovski ka kërkuar që të largohet nga Ministria e Bujqësisë

Sekretari i ri i LSDM-së, Ljupço Nikollovski mbrëmë për “1Tv” deklaroi se kërkesa e tij ishte që të largohet nga Ministria e Bujqësisë.

Nikollovski tha se LSDM ka bërë analizë të thellë, dhe se kanë zhvilluar katër orë debat, në mënyrë demokratike dhe të hapur.

Ai tha se duhet partia meriton të shpërblehet.

“Ta hapim partinë dhe me njerëz tërësisht të ri, të cilët do të tregojnë cilësitë e tyre”, tha Nikollovski.

Nikollovski tha se po bëjnë riorganizimin e kuadrit të tanishëm dhe paralajmëroi kontroll të rreptë dhe sistem i cili do të realizojë nevojat e qytetarëve.

Ai tha se do t’i motivojnë edhe kryetarët e komunave, drejtorët, dhe se këto janë qëllimet e këtyre ndryshimeve./Telegrafi/

Exit mobile version