Site icon Telegrafi

Nikollovski: Është duke u shitur alkool me përmbajtje të lartë të kofeinës

Zëvendësministri plotësues i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave Lupço Nikollovski sot kërkoi nga drejtori i Agjencisë për ushqim dhe veterinari të tregojë se kush ka lejuar në tregun e Maqedonisë në shkurt të shitet pija alkoolike “lamar strength” me përmbajtje të lartë të kofeinës, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Kërkojmë përgjigje, që është ndërmarrë sipas mendimit profesional të marrë nga Instituti për Shëndet Publik nga 12.02.2016? Si dhe sipas cilës rregullore ose dispozite të ligjit përmes AUV-së është lejuar në tregun e Maqedonisë të gjehet prodhim i pijes alkoolike me përmbajtje të lartë të kofeinës? Nëse për këtë dërgesë nga shkurti, AUV ka sjellur vendim për tërheqje, shkatërrim, vënie jashtë qarkullimit ose masa të tjera?, pyeti Nikollovski.

Sipas tij, drejtori i AUV-së, Zoran Popovski është i detyruar menjëherë të përgjigjet në këto pyetje.

Nikollovski potencoi se sipas Ligjit për siguri të ushqimit, Agjencia për Ushqim dhe Veterinari është kompetente dhe përgjegjëse të sigurojë nivel të lartë të mbrojtjes së shëndetit të njerëzve dhe interesat e konsumatorëve në raport të ushqimit. /Telegrafi/

Exit mobile version