Site icon Telegrafi

Nikollovski: Edhe 10 herë ta ndryshojmë emrin, me qeveri të këtillë korruptive nuk do të marrim datë për bisedime me BE

Në televizionin Alfa, nënkryetari i OBRM-PDUKM-së, Aleksandar Nikollovski tha se “qeveria e LSDM-së në mënyrë naive beson se ardhja e shumë liderëve të huaj në Maqedoni është një lloj leje që të bëj gjithçka që dëshiron dhe të kryej keqpërdorime të ndryshme dhe dhunë në këtë vend, ndërsa liderët e huaj e dinë mirë ku vinë dhe me cilën kanë punë”.

“Qeveria e Zaevi përpiqet që këtë ta keqpërdorojë. Rrëfimi i tyre është kështu, vinë në Maqedoni të gjithë liderët evropian, kjo do të thotë se ne në shtet mund të bëjmë gjithçka që dëshirojmë. Mund të bëjmë presione, mund të kërcënojmë njerëz, mund të ndikojmë në gjyqësinë, mund të jemi të korruptuar, mund të marrim tenderë. Kjo është ajo se si Zaev dhe Dimitrov i kuptojnë punët… por, të gjithë këto liderë kur do të sillet vendime vitin e ardhshëm, se a do të fitojë Maqedonia datë për fillim të bisedimeve me BE-në apo jo, do t’i kenë parasysh faktet, dhe jo marrëveshjen e emrit. T’ju rikutoj, marrëveshja e emrit ishte nënshkruar në qershor, në fund të qershorit, Maqedonia nuk morri datë për fillim të bisedimeve? Pse? Për shkak korrupsionit, keqpërdorimit në administratën publike dhe reforma gjyqësore të dobëta. Nëse vitin e ardhshëm e konstatojnë të njëjtën, përsëri Maqedonia nuk do të marr datë për bisedimeve edhe nëse 10 herë e ndryshon emrin”, theksoi Nikollovski.

Sipas nënkryetarit të partisë opozitare maqedonase Nikollovski, Merkel dhe Macron nuk dëshirojnë të ulen në të njëjtën tavolinë me njeri që kërkon 200 mijë euro korrupsion./Telegrafi/

Exit mobile version