Telegrafi

Nikollovski dhe kolegët e tij nga rajoni me qëndrim të përbashkët kundër Kroacisë

Ministritë për bujqësi nga rajoni në një takim në Sarajevë kanë sjellë vendim se nuk e pranojnë rregulloren e re për import të perimeve me të cilën Kroacia dukshëm i ka rritur çmimet për kontrollim të prodhimeve dhe fitosanitare, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ministritë ishin njëzëri se Kroacia ka shtatë ditë afat për ta tërhequr masën ose në të kundërtën do të merr kundërmasa.

Lexo po ashtu Kroacia pengon importin e pemëve dhe perimeve nga Maqedonia

Sipas rregullores së re, kompensim për çdo kontrollë të kryer apo vërtetim dhe për çdo lloje të pemëve dhe perimeve arrin 2.000 kuna kroate (270 euro), përderisa paraprakisht ishte 90 kuna (12 euro).

Ministri për bujqësi, pylltari dhe ujëra, Ljupço Nikollovski, në Sarajevë u takua me kolegët e tij nga BeH dhe nga Serbia, Shemsudin Dediq dhe Branisllav Nedimoviq. /Telegrafi/