Pytja e dëshmitarit nuk ishte në frymën e Ligjit mbi procedurën penale. Gjykata duhet të jetë dëshmitar i heshtur dhe nëse diçka është e paqartë pastaj të kërkojë shpjegime të mëtejshme, kjo ishte jashtë ligjit, tha Ruzhica Nikollovska, avokate e të akuzuarit Goran Gjoshevski, për dëshminë e ish-kryetarit të Kuvendit, Trajko Veljanoski dhe pyetjet që u dërguan nga gjyqtarja Dobrilla Kacarska drejt tij.
“A është kjo tendencioze dhe e njëanshme, nuk është e imja të them, le ta vlerësoj opinioni, por duke marrë parasysh atë që pashë, nuk lejohet”, tha Nikollovska.
Avokatja gjithashtu komentoi mbi reagimet e prokurores Vilma Ruskovska, e cila ato i kategorizoi si provokime të pakëndshme.
“Si avokat jam i befasuar nga gjërat që ndodhën sot në gjykatë. Provokimet dhe komentet e prokurores publike ishin të pakëndshme”, tha Nikollovska.