Site icon Telegrafi

Nikolloski: Po ndodh pranvera në Maqedoni, ndërsa qytetarët me votën e tyre do ta bëjnë ndryshimin

Të dielën më 5 maj, qytetarët do të votojnë në rrethin e dytë zgjedhor në zgjedhjet presidenciale.

Garën e udhëheqin kandidatët e partive maqedonase LSDM dhe OBRM-PDUKM, Stevo Pendarovski dhe Gordana Siljanovska Davkova, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nënkryetari i partisë opozitare maqedonase OBRM-PDUKM, Aleksandar Nikollovski thotë se Maqedonia “do ta rikthejë goditjen” më 5 maj.

“Maqedonia tashmë e kthen goditjen. Shohim një lëvizje gjithkund në vend. Këtë shpërthim e kishte edhe në rrethin e parë, por pas rrethit të parë është më i madh. Shpërthimi në besimin se është e mundshme të ndodh ndryshimi. Po ndodh pranvera në Maqedonisë, kurse qytetarët me votën e tyre mund ta bëjnë ndryshimin”, theksoi Nikolloski.

Ndryshe në zgjedhjet e gjashta presidenciale të drejtë vote kanë 1.808.131 qytetarë ndërsa për të qenë i suksesshëm procesi zgjedhor duhet të dalin 40% e votuesve në Listën Zgjedhore, përkatësisht 40% i 1.808.131 qytetarëve./Telegrafi/

Exit mobile version