Site icon Telegrafi

Nikolloski: Albin Kurti, politikani shqiptar më i popullarizuar, mbështet të gjithë ata që janë kundër BDI-së

Nënkryetari i OBRM-PDUKM-së, Aleksandar Nikollovski thotë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dha mesazh të qartë se mbështet të gjithë ata që janë kundër BDI-së dhe Ali Ahmetit.

“Ajo që ndodh në skenën politike te shqiptarët në Maqedoni ka ndikim në Kosovë dhe ajo që ndodh në skenën politike në Kosovë, ndikon në Maqedoni. Vizita e kryeministrit Kurti në Maqedoni, që për momentin sipas gjitha hulumtimeve të mendimit publik, është politikani me më tepër popullaritet në Ballkan, ka pasur porosi të qartë politike për gjithsecilin që pak kupton politikë, ndërsa kjo është mbështetje e qartë ndaj të gjithëve që janë kundër BDI-së dhe Ali Ahmetit”, tha Nikollovski për “TV21”.

Nikollovski thotë se ngjarjet politike në Maqedoni ndikojnë në Kosovës dhe anasjelltas. Ai thotë se shqiptarët e Maqedonisë janë shumë më tepër të lidhur me shqiptarët e Kosovës sesa me të Shqipërisë.

“Është fakt se shqiptarët që jetojnë në Maqedoni janë më të lidhur me shqiptarët që jetojnë në Kosovës, shumë më tepër se me shqiptarët e Shqipërisë. Kjo është natyrale pasi për herë të parë në vitin 1991 ka pasur kufi, më herët edhe në Jugosllavinë e Titos dhe në atë të Mbretërisë, më herët në Perandorinë Osmane, nuk ka pasur kufi, është natyrale që ka interakcion, familje, dasma, etj”, tha Nikollovski.

Exit mobile version