Site icon Telegrafi

Nikolla Gruevski nuk komenton incidentin me Talat Xhaferin, injoron gazetarët (Video)

Pas disa shtyrjeve dhe debateve të gjata për Ligjin e gjuhëve, sot i njëjti është miratuar nga deputetët e shumicës parlamentare.

Edhe pse pati tentime për të penguar procesin e votimit, sot në fund të seancës nga 64 vota të deputetëve Ligji i gjuhëve kaloi për herë të tretë, njofton Telegrafi Maqedoni.

Pas përfundimit të seancës ish-kryeministri Nikolla Gruevski, i cili edhe u përplas verbalisht me kryetarin e Kuvendit Talat Xhaferi, është kapur nga kamerat duke lëshuar sallën e Kuvendit dhe nuk ka dhënë asnjë koment për rrjedhën e seancës dhe incidentet e shkaktuara.

Lexo po ashtu Gruevski edhe një herë e sulmoi kryeparlamentarin Xhaferi (Video)

Ndërkohë nga partia maqedonase në pushtet – LSDM, akuzuan se pas gjitha bllokimeve dhe incidenteve të shkaktuara qëndron pikërisht ish-kryeministri Nikolla Gruevski.

Nga ana tjetër kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, pas miratimit të Ligjit në konferencë për shtyp tha se nuk lejoi që sot të përsëritet edhe një herë 27 prilli i vitit të kaluar./Telegrafi/

 

Exit mobile version