Telegrafi

Nikolla Gruevski dhe Martin Protugjer, të ardhshmit në PSP

Nikolla Gruevski dhe Martin Protugjer janë funksionarët e ardhshëm të OBRM-PDUKM-së të cilët duhet të paraqiten për marrje në pyeje në PSP për lëndën “Titanik”, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas informacioneve të TV24, Gruevski dhe Protoger janë pjesë e funksionarëve me të cilët PSP-ja ka zgjeruar hetimet për parregullsi zgjedhore.

Ndërsa Telma publikoi se Gruevski deri tani dy herë ka shtyrë marrjen në pyetje, i cili përmes avokatëve të tij ka dërguar mesazhe se është i zënë dhe nuk mund të paraqitet për marrje në pyetje. Ftesa e dytë ishte për të hënën, por Gruevski udhëtoi për Kongresin e Partisë Popullore Evropiane në Maltë, edhe pse Kongresi fillonte të mërkurën, ai vendosi të udhëtojë dy ditë më herët.

Më 28 shkurt, prokurorja Kativa Janeva deklaroi se hetimet për lëndën “Titanik” është zgjeruar për 17 persona të ri për vepra penale që lidhen me ciklet zgjedhore në vitet 2011 dhe 2014./Telegrafi/