Site icon Telegrafi

Nikolla Gruevski deri më 8 nëntor duhet të paraqitet në burgun e Shuto Orizares

Ish-kryeministri Nikolla Gruevski sot e ka marrë edhe aktin udhëzues nga Gjykata Penale, që të paraqitet në burgun e Shuto Orizares në Shkup.

Sipas aktit, Gruevski më së voni deri më 8 nëntor duhet të paraqitet në burg, ku duhet ta vuajë dënimin prej dy 2 viteve burg për blerjen e makinës luksoze “Mercedes”, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Aktin udhëzues Gruevski e ka marrë këtë mëngjes në Gjykatën Penale, pasi jozyrtarisht mësohet se nuk e kanë gjetur në adresën e shtëpisë.

Në lëndën e njëjtë me emrin “Tanku” e cila u hap nga Prokuroria Speciale, me gjashtë vite burg u dënua edhe ish-ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankulloski./Telegrafi/

Lexo po ashtu Ky Mercedes e mallkoi Gruevskin (Foto/Video)
Exit mobile version