Site icon Telegrafi

“Nikolla Dimitrov duhet të vizitojë edhe Shqipërinë dhe Kosovën”

Pas Greqisë dhe Bullgarisë Ministri i Jashtëm, Nikolla Dimitrov të vizitojë Shqipërinë dhe Kosovën, rekomandojnë ekspertët. Profesori universitar, Bekim Kadriu dhe Simonida Kacarska nga Instituti për Politikë Evropiane vlerësojnë se Maqedonia duhet të forcojë marrëdhëniet e mira me të gjitha shtetet fqinje, si një nga parakushtet për anëtarësim në BE.

“Nuk duhet të lihen anash edhe kontaktet bilaterale me shtetet tjera fqinje: me Republikën e Shqipërisë, Republikën e Kosovës, poashtu edhe me Republikën e Serbisë. Të gjithë këto kontakte janë të rëndësishme për raportet e mira fqinjësore për pozicionimin e Maqedonisë dhe bashkëpunimin me shtetet fqinje, sidomos me problemet që shtetet i kanë të përbashkëta”, deklaroi për Alsat-M, Bekim Kadriu.

“Patjetër të përkufizojmë se me shtetet që janë anëtare në BE, në rastin tonë me Greqinë dhe Bullgarinë punojmë shtesë në disa sfera, respektivisht negociojmë në aspekt të ndihmës për ne në anëtarësimin në BE dhe zgjidhje, respektisht dialog për çështjet e hapura. Me vendet tjera të rajonit, nëse këtu i shohim: Serbinë, Shqipërinë dhe Kosovën”, tha Simonida Kaçarska, nga Instituti për Politikë Evropiane.

Të pyetur nëse rikthimi i diplomacisë me takimet e fundit dypalëshe në Greqi e Bullgari kanë për qëllim sinqerisht krijimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore ose janë masë populiste, ekspertët thanë se duhet kohë më e gjatë të shohim ku do të arrijë kjo qeveri.

Ministri Dimitrov mori pjesë në inaugurimin e Presidentit serb, Aleksandar Vuçiq dhe e takoi atë bashkë me Presidentin Gjorge Ivanov.

 

Exit mobile version