Telegrafi

Niko Peleshi takon komandantin e KFOR-it: Mision i rëndësishëm për sigurinë e Kosovës dhe të gjithë rajonit

Ministri shqiptar i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka pritur sot në një takim në Tiranë Komandantin e KFOR-it në Kosovë, gjeneralmajor Ferenc Kajari.

Në një postim në rrjetet sociale pas takimit, Peleshi është shprehur se KFOR është një mision i rëndësishëm, jo vetëm për Kosovën, por edhe për sigurinë në të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor.

“Kontributi i vendit tonë, siç e kemi shprehur edhe më parë do të shtohet, duke dëshmuar edhe një herë rëndësinë që ka për Shqipërinë”, ka shtaur Peleshi.

Qëllimi i KFOR-it është të krijojë dhe mbajë një ambienti të sigurt në Kosovë. KFOR-i ka përafërsisht 16,000 ushtarë në Kosovë dhe përveç detyrave të tjera ka edhe përgjegjësinë e drejtpërdrejt për mbrojtjen e Kosovën nga kërcënimet e jashtme. /Telegrafi/