Bayern Munich është duke shpresuar që ta transferojë Leroy Sanen nga Manchester City në këtë afat kalimtar.
Të dy skuadrat kanë dallime të mëdha në çmimin e lojtarit, derisa Bavarezët ofrojnë 85 milionë euro, ndërsa Citizens kërkojnë mbi 100 milionë.
Kampioni i Bundesligës është në dijen i se anësori e dëshiron transferimin në Allianz Arena, mirëpo duhet të arrihet fillimisht marrëveshja me skuadrën angleze.
Niko Kovac e ka pranuar publikisht se Bayern Munich po tenton ta transferojë Sanen në këtë afat kalimtar.
“A do të doja që Sane të vije këtu? Po, me shumë dëshirë. Ai definitivisht mund të na ndihmojë shumë. Ju e keni parë në ekipin kombëtar dhe te City se çfarë kualitete ka”, ka shtuar më tej trajneri kroat.
Bayerni është duke tentuar ta bind kampionin e Ligës Premier që ta ulë çmimin, por e gjithë është në duart e anësorit gjerman, nëse vërtetë e do kalimin në Allianz Arena. /Telegrafi/