Telegrafi

Nikki Haley siguron fitoren e parë, mposht Donald Trumpin në Uashington DC

Nikki Haley ka mundur Donald Trumpin në zgjedhjet republikane në Uashington DC.

Kjo është fitorja e saj e parë ndaj ish-presidentit në fushatën e vitit 2024 për t’u bërë kandidate presidenciale republikane, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Zonja Haley, një ish-ambasadore e SHBA-së në OKB, fitoi 62.9% të votave, ndërsa Trump 33.2%.

Ajo humbi në Karolinën e Jugut, shtetin e saj të lindjes.

Por ajo është gruaja e parë që fiton një zgjedhje paraprake republikane në historinë e SHBA.

Trump megjithatë ka një epërsi të madhe ndaj zonjës Haley dhe ka të ngjarë të përballet me Joe Biden në zgjedhjet e nëntorit.

Sidoqoftë, ajo shihet si një fitore kryesisht simbolike. /Telegrafi/