Site icon Telegrafi

Nikki Haley shkruan në raketën izraelite të drejtuar për në Gaza: Jepuni fund, Amerika e do Izraelin

Ish-kandidatja për presidente të SHBA-ve, Nikki Haley, ka shkruar “jepuni fund” në një raketë izraelite ndërsa vizitoi Izraelin mes shqetësimeve në rritje për luftën kundër Hamasit në Gaza, shkruan Daily Express.

Haley, e cila u mund nga Donald Trump në garën për kandidatët republikan për president të SHBA-ve, vizitoi kufirin verior të Izraelit të martën, ndërsa tha: “Amerika qëndron në krah të Izraelit. Izraeli po lufton sot armiqtë e SHBA. Mos u ndalni derisa të fitoni”, transmeton Telegrafi.

Ajo u shoqërua nga ish-ambasadori izraelit në OKB dhe anëtari aktual i Knesset, Danny Danon, i cili shtoi: “Situata në veri është e patolerueshme dhe nuk mund të vazhdojë”.

“Izraeli duhet të marrë iniciativën dhe të ndryshojë ekuacionin. Banorët e Tiros dhe Sidonit do të evakuojnë shtëpitë e tyre dhe banorët e veriut do të kthehen në shtëpitë e tyre”, shtoi ai

Haley u fotografua gjithashtu duke shkruar në një raketë të destinuar për në Gaza: “Jepuni fund! Amerika e do Izraelin!”

Mbështetja e saj për Izraelin vjen pasi vendi dhe kryeministri i izraelit Benjamin Netanyahu, vihen nën vëzhgim në rritje për trajtimin e luftës.

Pavarësisht se është kërkuar nga presidenti amerikan Joe Biden dhe aleatët e tjerë që të mos sulmojnë Rafahun, në veri të Gazës, IDF ka vazhduar me sulme shkatërruese ditët e fundit.

Të hënën, Netanyahu pranoi se një sulm ajror në Rafah që vrau dhjetëra ishte një “gabim tragjik” pasi thuhet se u vranë 45, përfshirë gra dhe fëmijë. /Telegrafi/

 

 

Exit mobile version