Site icon Telegrafi

Nigerl Farage goditet me qumësht nga një protestues në Newcastle (Video)

Politikani britanik Nigel Farage është goditur sot me qumësht nga një protestues, derisa po ecte rrugëve të qytetit të Newcastle, raporton The Guardian.

Ideatori i Brexitit po bënte fushatë në këtë qytet, kur befasisht u godit me qumësht nga një person i cili më pas u arrestua nga pjesëtarët e sigurimit dhe policia, transmeton Telegrafi.

Në videon që po qarkullon në mediat sociale, burri që arrestohet dëgjohet duke bërtitur “fashist”, derisa Farage po largohej me kostumin e lagur me qumësht.

E duket se Farage nuk ishte i kënaqur me reagimin e pjesëtarëve të sigurimit, pasi është dëgjuar duke u thënë se “si nuk arritët ta ndalnit”. /Telegrafi/

Exit mobile version