Site icon Telegrafi

Nigel Johnson, MVP i javës së 26-të në Superligën e Kosovës në basketboll

(Foto: basketbolli.com)

Xhiroja e 26-të e Superligës së Kosovës në basketboll ka dhuruar ndeshje shumë interesante.

Derbi i kësaj jave u zhvillua në Therandë ndërmjet Golden Eagle Yllit dhe Pejës, që përfundoi 77-84 për pejanët.

Më i merituari për këtë fitore padyshim ishte Nigel Johnson me 35 pikë, tetë kërcime dhe shtatë asistime.

Kjo bëri që Johnson të jetë basketbollisti më i mirë i javës së 26-të, thuhet në një njoftim të FBK-së.

Ndërkohë, top-shënuesit më të mirë të kësaj jave janë: Nigel Johnson i Pejës me 35 pikë, Valon Bunjaku i Golden Eagle Yllit me 29 pikë, DJ Hanes i Trepçës me 23, Anthony Goods i Sigal Prishtinës me 22 dhe Terik Bridgeman i Bashkimit me 22.

(Foto: basketbolli.com)
Exit mobile version